Blitz

 Breaking News

Shtyhen sërish hetimet për ish ministrin Saimir Tahiri

Shtyhen sërish hetimet për ish ministrin Saimir Tahiri
October 15
10:45 2018

Sot pritej të vendosej fati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me hetimet por Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet.

Ballkanweb raporton se  shkak i shtyrjes 3 mujore së hetimit është bërë pritja e përgjigjes së një letërporosie nga Bari lidhure me pyetjen e Frederico Silvestrit dhe këtë vendim e kanë marrë 4 prokurorët e çështjes “Tahiri”: Gentian Osmani, Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Cela.

Ish-ministri po hetohet pas publikimi të përgjimeve të grupit ‘Habilaj’ që permendim edhe emrin e tij. Po ashtu ai po hetohet për faktin nëse ka krijuar apo jo lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë, gjatë kohës që ai mbante detyrën e ministrit të Brendshëm./Blitz.al/

 

 

 

Share