Blitz

 Breaking News

Shqiptarët mbajnë rekordin për leje qëndrimi në vendet e BE-së, 560 mijë në 10 vitet e fundit

Shqiptarët mbajnë rekordin për leje qëndrimi në vendet e BE-së, 560 mijë në 10 vitet e fundit
October 25
13:29 2018

Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vitet e fundit në vendet e BE-së llogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të vendit tonë. Kjo shifër ka dalë në bazë të të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit dhe të INSTAT për popullsinë.

Sipas “Balkanweb”, 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vende të ndryshme të BE-së, duke realizuar atë që quhet “Braktisja e madhe”. Pjesa më e madhe e këtyre lejeve është lëshuar për arsye familjare, ndërkohë që pjesa tjetër është dhënë për arsye studimesh apo për punë.

Që prej vitit 2008 Shqipëria mban rekordin në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit në lidhje me numrin e lejeve të qëndrimit. Kështu, para 10 viteve rreth 100 mijë shqiptarë fituan të drejtën për të qënduar në vendet europiane, ndërkohë që në vitin 2013 ky numër hyri në një trend rënës, me 31 mijë aplikues. Gjithsesi, me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shqiptarët kanë qenë gjithmonë të parët në dekadën e fundit me dëshirën për t’u larguar, gjithmonë siaps shifrave.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 rreth 200 mijë shqiptarë u pajisën me leje qëndrimi jo rastësisht sepse kjo periudhë ishte dhe vala e re e emigracionit shqiptar. Më specifikisht në 2017-ën, 29 mijë leje u dhanë për arsye familjare, rreth 200 për arsye shkollimi dhe 5 mijë për punë. Pas vendit tonë e dyta në listë renditet Serbia dhe pastaj me radhë Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Nga ana tjetër shqetësuese është dhe fakti se kur ekziston një numër i tillë shqiptarësh të cilët kanë emigruar ligjërisht, numri i atyre që qëndrojë në azile apo punojë ilegalisht në vendet e BE-së dyshohet të jetë më i madh. /Blitz.al/

Share