Shqipëria, perla e Ballkanit – Reportazhi francez që theu mitin e Shqipërisë së rrezikshme!
July 30
17:31
2017
Një video-reportazh i realizuar nga televizioni francez “France 2” mbi turizmin shqiptar arriti të thyente mitin se Shqipëria është një vend i pasigurt.
Ai tregon aventurën e dy turisteve franceze në rivierën shqiptare.
Si ishin paralajmëruar ato para se të mbërrinin në vendin e shqiponjave dhe me çfarë u përballën këtu, si dhe shumë gjëra të tjera interesante, përpos pamjeve të mahnitshme përmes dronit…
Shikueshmëria arriti një shifër rekord prej pothuajse 8 milionë shikuesish, duke i dhënë emrin “Shqipëria, perla e Ballkanit”.