Blitz

 Breaking News

Shqipëria ka numrin më të lartë të kërkesave për azil në botë, drejt vendeve të BE-së

Shqipëria ka numrin më të lartë të kërkesave për azil në botë, drejt vendeve të BE-së
September 26
14:21 2018

Një llogaritje e revistës Monitor bazuar mbi të dhenat nga Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 mujat e fundit për azil në vendet e BE-së dhe numrit të popullsisë sipas Bankës Botërore, nxjerr vendin tonë të parin në botë për numrin e kërkesave.

Kështu, në 12 muajt e fundit shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve në raport me popullsinë, duke lënë pas popujt që po largohen nga lufta dhe ata që po përjetojnë kriza ekonomike. Për çdo 1000 banorë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian. Në vend të dytë renditet Siria dhe të tretët janë gjeorgjianët me 3.9 aplikime për 1000 banorë.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për azil nga shqiptarët llogaritet 8040, por gjithsesi në krahasim me vitin 2015 ku aplikimet gjatë gjithë vitit ishin rreth 60 mijë, shifrat janë në rënie. Destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë është Franca me rreth 38% të kërkesave. Vendet që vijnë më pas janë Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar. /Blitz.al/

Share