Blitz

 Breaking News

Shqipëria dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit

Shqipëria dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit
April 17
16:07 2019

Pas miliona eurove të dhuruar nga milioner nga e gjithë bota, edhe Shqipëria tashme është bërë pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.

Mësohet se qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales, së cilës i mbetën vetëm strukturat. Sipas Balkanweb  edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve duke dhuruar një shumë parash që nuk është bërë publike.

 

 

Share