Blitz

 Breaking News

Shpërthen Panucci: “ Gazetarët janë duke sajuar lojra, duhet të më respektojnë!”

Shpërthen Panucci: “ Gazetarët janë duke sajuar lojra, duhet të më respektojnë!”
October 14
08:17 2018

Trajneri i përfaqësuese shqiptare, Kristian Panuçi, mebdon se ndaj tij ka patur një sulm të organizuar.
“Kam folur gjithnjë dhe jam përgjigjur gjithnjë, ndaj meje janë sajuar lojëra që nuk më pëlqejnë. Jam gjithmonë në dispozicion për të folur se jam teknik i kombëtares, por duhet që edhe gazetarët të më respektojnë”, u shpreh ai sipas Ballkanweb, në një prononcim për RTSH, televizioni i vetëm për të cilin pranoi të fliste pas ndeshjes ndaj Jordanisë duke refuzuar “SuperSportin” nga studiot e të cilit nuk u ngurrua të etiketohej si arrogant.
“Përpiqem të jem një trajner serioz dhe të bëj një punë serioze, më intereson ndeshja ndaj Izraelit dhe jo çfarë shkruan e mendon shtypi apo mediat”- ka vazhduar më tej Panucci./blitz.al/

Share