Blitz

 Breaking News

Shijak, goditet grupi që kryente grabitjet e karburanteve me maska dhe me armë

Shijak, goditet grupi që kryente grabitjet e karburanteve me maska dhe me armë
January 10
10:52 2017

Nga Anduena Llabani

Shijak, më 10.01.2017.

Goditet grupi që kryente grabitjet e karburanteve me maska dhe me armë.

Grabisin dy karburante brenda pak minutave me maska dhe armë.

Policia arreston dy autorë dhe shpall në kërkim një tjetër.

Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer rreth një muaj më parë.

Sekuestrohet automjeti i krimit.

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe të mirorganizuar kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryente grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.

Kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar, konkretisht:

  • Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;
  • Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  • B.K. 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për krimet, në sajë të veprimeve hetimore, kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Fllakës, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

  1. Në datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
  2. Më datë 09.01.2017 dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • një automjet tip “Volkswagen Golf 5”, me të cilin autorët kryenin vjedhjet;
  • një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;
  • dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar në Nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Share