Blitz

 Breaking News

SHBA, vrau 9 persona me ngjyrë, dënohet me vdekje

SHBA, vrau 9 persona me ngjyrë, dënohet me vdekje
January 11
10:02 2017

Një i ri në SHBA është dënuar me vdekje, pasi ka vrarë 9 persona me ngjyrë gjatë kohës kur ata ndodheshin në një kishë në Karolinën Jugore.

Dylann Roof, 22 vjeç, është personi i parë që dënohet për t’u ekzekutuar në bazë të ligjit të ri federal për dënimet me vdekje në këtë shtet.

Mësohet se gjatë seancave gjyqësore, Roof nuk ka shprehur aspak keqardhje për krimet e tmerrshme që kreu pak kohë më parë, por përkundrazi ai ka qëndruar gjatë gjyqit tepër stoik e pa shenja pendese.

Vrasjet ndodhën në 17 qershor të vitit 2015 dhe pas tyre, Roof gjatë pyetjeve nga oficerët e FBI-së tha se nëpërmjet të shtënave, ai dëshironte të niste një luftë racore.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin krime racore në SHBA dhe në shumë shtete është forcuar ligji për të dënuar ata persona që shfaqin urrejtje racore me veprimet apo sjelljet e tyre.  /Blitz.al/

Share