Blitz

 Breaking News

SHBA, nis hetimi ndaj FBI-së për nxjerrjen e email-eve për Hillary-n

SHBA, nis hetimi ndaj FBI-së për nxjerrjen e email-eve për Hillary-n
January 13
16:25 2017

Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri me dije se do të hetojë FBI-në lidhur me informacionet dhe hetimet e tyre për email-et e Hillary Clinton, të cilat ndikuan në humbjen e saj në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në SHBA.

Njoftimi erdhi pas kritikave se pse departamenti nuk reagoi për hetimet e FBI-së që u bënë shkas për atë që ndodhi në zgjedhje, ku Hillary humbi disa pikë në perceptimin e opinionit publik, një ndër faktorët që çoi në humbje.

Akuzat e demokratëve janë ngritur për drejtorin e FBI-së, James Comey, i cili pritet të merret në pyetje për  rolin e tij në këtë proces.

Nga ana e saj Shtëpia e Bardhë, bëri me dije se nuk është përfshirë në vendimin për të hetuar.

Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horowitz, tha se do të analizonte se si drejtori i FBI-së, James Comey, e kreu hetimin njëvjeçar të zonjës Clinton, kryediplomatja e vendit nga viti 2009 në 2013-n, që bëri fushatë për t’u bërë gruaja e parë presidente në Shtetet e Bashkuara. /Blitz.al/

Share