Blitz

 Breaking News

Seks me kafshë dhe 9000 foto fëmijësh në kompjuter. Në gjyq perversi

Seks me kafshë dhe 9000 foto fëmijësh në kompjuter. Në gjyq perversi
January 10
15:34 2017

Një 33-vjeçar i cili ka kryer seks me një kafshë dhe ka mbajtur në kompjuterin e tij mbi 9000 foto fëmijësh të ndryshëm është çuar para gjykatës në Longenton të North Tyneside në Britaninë e Madhe.

David Carey është ballafaquar në gjyq me 9 akuza për posedim të këtyre fotove në mënyrë të paligjshme.

Mes fotove që janë gjetur në kompjuterin e tij nga hetuesit janë edhe disa ku duket ai duke bërë seks me një kafshë, një tjetër me fëmijë nudo dhe mbi 9000 të tjera të llojeve të ndryshme që ai i kishte shkarkuar nga interneti.

Gjithashtu atij i janë gjetur edhe disa video me përmbajtje të papërshtatshme, që e lidhin 33-vjeçarin me akuza pedofilie.

Carey është lënë i lirë me kusht, por nuk dihet se si do të shkojë gjyqi ndaj tij për këto akuza dhe pritet që gjykata të vendosë për të në seancat e ardhshme. /Blitz.al/

Share