Blitz

 Breaking News

Sarandë, rrëmbehet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s

Sarandë, rrëmbehet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s
January 10
17:42 2017

Flamuri grek që valëvitej në dalje të zyrave të OMONIA-s në Sarandë është rrëmbyer ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është denoncuar nga zyra e shtypit e OMONIA-s, e cila thotë se kjo është e disata herë që dhunohet flamuri grek, duke shtuar kështu shqetësimin për këto veprime.

“Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar provokon ndjenjat e të gjithë helenëve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme. Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur, që të shoqërohen në drejtësi shkaktarët”,- thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të OMONIA-s. /Blitz.al/

Share