Blitz

 Breaking News

Salaj: “Protesta para bashkisë dështoi, mjet për të fituar para”. Kristo: “Unë isha, por s’kam marrë para”

Salaj: “Protesta para bashkisë dështoi, mjet për të fituar para”. Kristo: “Unë isha, por s’kam marrë para”
July 27
09:40 2017

Gazetari i njohur Blendi Salaj ka komentuar protestën e mbajtur ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Ai thotë se janë bërë një seri protestash nga një grup i zëshëm në Facebook që dështojnë në mënyrë spektakolare në shesh.

Më tej Salaj shton se e ka të pamundur t’i bashkohet një grupi njerëzish që e kthejnë protestën në profesion.

“Po bëhen një seri protestash për çështje të prekshme qytetare, të cilat thirren nga një grup i zëshëm në Facebook dhe dështojnë në mënyrë spektakolare në shesh. Nëse çështjet janë të drejta dhe qytetarët realisht të prekur, si shpjegohet që përkrahja mungon? Do jem shumë i sinqertë, e kam të pamundur t’u bashkohem njerëzve që e kthejnë protestën në profesion, në mjet për të fituar para. Protesta e kthyer në zanat mendoj se humbet edhe kuptimin, edhe vlerën. Me kundërshtarë të tillë, ç’i duhen bashkëpunëtorët pushtetit?”- shkruan Salaj.

Por ky opinion i gazetarit është komentuar pro dhe kundër nga ndjekësit e tij.

I pari ndër ata që e kundërshtuan ishte moderatori Erion Kristo, i cili i shkruan:

“Protesta dje nuk dështoi. Kishte plot njerëz. Bashkia mori një vendim antiligjor pa pasur kuorum. Unë isha aty dhe s’kam marrë ndonjëherë lekë për protestat. Nëse ti ke evidenca për këto që thua, është mirë t’i dimë”.

Në reagimet e tjera ka pasur edhe nga ata qytetarë që kanë ndarë të njëjtin shqetësim me gazetarin, se janë rreth 10-12 persona të njëjtët përherë që organizojnë këto protesta, çka i bën qytetarët të stepen për daljen ose jo në këto protesta. /Blitz.al/

Share