Blitz

 Breaking News

Saimir Tahiri thyen heshtjen, lajmërohet konferencë për mediat

Saimir Tahiri thyen heshtjen, lajmërohet konferencë për mediat
October 26
18:12 2018

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për median.

Burimet e Ora News konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Rogner për të prenotuar një sallë për një konferencë për median që është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.

Nuk dihen detajet apo arsyeja e thirrjes së kësaj konference ndërkohë që prej kohësh Tahiri është tërhequr nga jeta publike.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen.

Tahiri do të flasë për situatën e tij në Gjykatë, pasi me sa duket ka zhvillime për dosjen dhe kjo gjë mund të çojë në përshpjetimin e hetimeve.

Nuk dihet se cila është tema e rëndësishme që e ka shtyrë ish-ministrin të flasë pas disa muajve heshtje. Më 15 tetor Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet për një periudhë 3 mujore për dosjen e Tahirit.

Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve ndërkohë që politika shqiptare “vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat.

Share