Blitz

 Breaking News

Rritje e kriminalitetit, Holanda i heq vizat Shqipërisë por fjala e fundit i takon BE

Rritje e kriminalitetit, Holanda i heq vizat Shqipërisë por fjala e fundit i takon BE
April 16
18:22 2019

Parlamenti i Holandës votoi sot pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë shtet.

Ishin  5 partiqë propozuan më 11 Prill mocionin e votuar sot me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër kthimit të regjimit të vizave.

Ky votim i hap kështu rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjala e fundit për këtë kërkesë i takon Bashkimit Europian. Po ashtu procedura për të rikthyer vizat nis nga BE.

“Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Parlamentit holandez.

Share