Blitz

 Breaking News

Rrihte gruan dhe e përndiqte, arrestohet polici

Rrihte gruan dhe e përndiqte, arrestohet polici
January 10
16:16 2017

Një efektiv i Komisariatit të Delvinës është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e përndiqte atë.

Polici i arrestuar është Klement Hamzai, 34 vjeç, me detyrë polic në Delvinë. Që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur bashkëshortja e tij e kishte denoncuar për dhunë në familje, ndaj saj është lëshuar një urdhër mbrojtjeje e prej asaj kohe Hamzai e ka përndjekur vazhdimisht atë.

Prej disa muajsh çifti me 2 fëmijë kishte nisur procedurat e divorcit dhe Hamzai ka vijuar edhe përgjatë këtyre muajve ta përndjekë e shqetësojë bashkëshorten e tij.

Arrestimi u krye nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e Gjirokastrës, pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria për veprën penale të  “Përndjekjes”, që është vendosur edhe nga gjykata. /Blitz.al/

Share