Blitz

 Breaking News

Rrihen barbarisht dy shqiptarë në Serbi, arsyeja: folën shqip!

Rrihen barbarisht dy shqiptarë në Serbi, arsyeja: folën shqip!
October 08
09:45 2018

Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë janë rrahur barbarisht në Novi Sad, Sërbi dhe gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Sipas mediave kosovare, të rinjtë e moshës 19 vjeë me iniciale G.B dhe C.M janë dhunuar pasi kanë folur shqip në rrugë. I riu me inicialet C.M është në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe ka patur gjakderdhje në tru.

Pas njoftimit të Policisë, ka reaguar menjëherë Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që të zbardhet menjëherë ngjarja e fajtorët të dalin para drejtësisë!/Blitz.al/

Share