Blitz

 Breaking News

Rrëfehet 38-vjeçarja: “Kunati më rrahu, më kërcënoi me thikë dhe më shtypi me makinë”

Rrëfehet 38-vjeçarja: “Kunati më rrahu, më kërcënoi me thikë dhe më shtypi me makinë”
January 10
11:46 2017

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qytetin e Përmetit. Pasi një 38-vjeçare është rrëfyer në polici se kunati i saj ushtron dhunë psikologjike, fizike si dhe e kërcënon vazhdimisht, është arrestuar shtetasi Pandeli Nika, 31 vjeç.

Autori madje edhe e ka përplasur kunatën e tij me automjetin tip “Benz” në pronësi të atij. Materialet kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për të vazhduar me veprimet e mëtejshme. /Blitz.al/

Share