Blitz

 Breaking News

Rikthehet “Lotaria Amerikane”, ambasada publikon udhëzimet

Rikthehet “Lotaria Amerikane”, ambasada publikon udhëzimet
October 03
11:27 2018

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se prej orës 18:00 të ditës së sotme, hapen aplikimet për lotarinë amerikane, e cila do të zgjasë deri në datën 6 nëntor, ora 18:00.

Ambasada Amerikane ka dhënë disa këshilla nëpërmjet një postimi në Facebook, ku u tregon njerëzve udhëzimet që duhet të ndjekin në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve që bëhen në rrjet.

“Duke filluar nga sot, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vizitoni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti në shqip 👉 https://bit.ly/2l7myjg
Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. #pyetanen.” – shkruhet në këtë njoftim.

/Blitz.al/

Share