Blitz

 Breaking News

Rexhep Rraja do të qëndrojë në burg, gjykata rrëzon kërkesën për liri

Rexhep Rraja do të qëndrojë në burg, gjykata rrëzon kërkesën për liri
October 17
11:05 2018

Pavarësisht kërkesës për lirinë, Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Sipas Ballkanëeb, parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut./Blitz.al/

 

Share