Blitz

 Breaking News

Reshjet e dëborës pushtojnë Juglindjen dhe Veriun e Shqipërisë

Reshjet e dëborës pushtojnë Juglindjen dhe Veriun e Shqipërisë
November 17
11:07 2018

Pas Juglindjes reshjet e borës kanë nisur edhe në Verilindje të vendit. Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha. Ballkanëeb raporton se vijojnë reshjet e dendura të dëborës

Ndërkohë reshje të shumta kanë rënë edhe në disa zona të Gramshit, ku trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri 20 cm.

Aktualisht nuk ka bllokime rrugësh apo problem të tjera, por thuhet se për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative ka mungesë të energjisë elektrike.

Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra./blitz.al/

 

Share