Blitz

 Breaking News

Rekordi i Conte-s, trajneri i muajit për herë të tretë radhazi

Rekordi i Conte-s, trajneri i muajit për herë të tretë radhazi
January 13
13:55 2017

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte, po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij personale. Ai është shpallur për herë të tretë radhazi trajneri i muajit në Premier League, pasi ka fituar më parë çmimin për muajt tetor, nëntor dhe tashmë edhe dhjetorin.

47-vjeçari italian është i pari trajner që arrin këtë sukses pas Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinhos.

Ekipi që ai drejton pësoi vetëm 3 gola në muajin dhjetor dhe ndodhet 5 pikë larg ndjekësve më të afërt, Liverpool.

“Jam shumë krenar. Është një nder i madh për mua, por unë dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe klubin, sepse ky çmim është i përbashkët. Tani është e rëndësishme të vijojmë të njëjtën punë si më parë”,- tha Conte.

Më tej tekniku italian theksoi se marrja e 6 fitoreve në muajin dhjetor është diçka thuajse e pabesueshme në Angli, ku futbolli është shumë i fortë dhe ky muaj ka goxha ngarkesë.  /Blitz.al/

Share