Blitz

 Breaking News

Referendumi në Maqedoni, mbi 260 mijë shqiptarë votuan pro marrëveshjes

Referendumi në Maqedoni, mbi 260 mijë shqiptarë votuan pro marrëveshjes
October 01
11:32 2018

Statistikat zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni bëjnë me dije se në Referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen e emrit me Greqinë votuan mbi 260 mijë shqiptarë. Sipas asaj që shkruan Balkanweb, kjo dëshmon se shqiptarët edhe një herë treguan se janë pro-europianë, pasi me pranimin e marrëveshjes për emrin i hapet rruga vendit për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Të gjithë komunat me shumicë shqiptare gati arritën 50 përqindshin e daljes në zgjedhje, për t’i thënë “PO” NATO-s dhe BE-së.

Pavarësisht numrit të madh të votave shqiptare, Referendumi nuk arriti të kalojë për shkak të bojkotimit nga votuesit maqedonas, që më pas procesi të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se shqiptarët demonstruan kapacitete demokratike për një vend pretendent për integrim në NATO dhe BE.

“Ne demonstruam kapacitete demokratike të denja për një vend pretendent për integrim në NATO dhe në BE. Ky proces i reformave, barazisë dhe mbylljes së çështjeve me fqinjët tanë garanton paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore.” – u shpreh Ahmeti pas mbylljes së Referendumit.

Edhe liderët e tjerë shqiptarë si Thaçi, Kasami Gashi e Sela thanë se shqiptarët e treguan veten duke votuar për NATO dhe BE. /Blitz.al/

 

 

Share