Blitz

 Breaking News

“Referendum për dënimin me vdekje” – Basha me një deklaratë të fortë nga Mati

“Referendum për dënimin me vdekje” – Basha me një deklaratë të fortë nga Mati
October 13
10:12 2018

Kryetari i opozitës Lulzim Basha vizitoi dje familjarët e tri viktimave të sulmit me armë në fshatin Shëlli në Mat. Gjithashtu, ai vizitoi në spitalin e Burrelit të mbijetuarin nga sulmi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, e teksa ishte aty ju kërkua nga gazetarët të bënte një koment për ngjarjen.

Pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, Basha u shpreh se rendi në vendin tonë ka kapitulluar dhe se krimi e ka pushtuar kudo. Sipas tij, prioriteti i opozitës kur të vijë në pushtet do te jëtë rivendosja e gjendjes normale, rivendosja e rendit me dorë të hekur sipas ligjit, ndryshe nga qeveria që ka bërë kompromis me krimin.

I pyetur nga “News24” nëse dënimi me vdekje duhet vendosur nisur nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur, Basha tha:

“Kjo është një çeshtje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ua shtroj popullit shqiptar qoftë dhe si referendum, në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”. /Blitz.al/

Share