Blitz

 Breaking News

Rasti “Xhisiela”, gjykata jep vendimin për Rexhep Rrajën

Rasti “Xhisiela”, gjykata jep vendimin për Rexhep Rrajën
October 02
09:50 2018

Ka dalë sot përpara gjykatës së Krujës, Rexhep Rraja, i akuzuari për dhunën ndaj Xhisiela Malokut. Ai është shoqëruar nga qelitë e paraburgimit në gjykatë nga efektivët e policisë për të marrë vendimin e caktuar.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Djali i deputeti të PS, akuzohet vetëm për përndjekjen e Xhisielës, pavarësisht se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se në trupin e vajzës kishte shenja dhune.

Hetimet do të vazhdojnë edhe pse 25 vjeçarja deklaroi në emisionet televizive mbrëmjen e djeshme, se ka dhënë dëshmi të rreme dhe as nuk është përdhunuar, as nuk është dhunuar. /Blitz.al/

Share