Blitz

 Breaking News

Rama përshëndet lirimin e Haradinajt

Rama përshëndet lirimin e Haradinajt
January 12
14:03 2017

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përshëndetur lirimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga Gjykata e Kolmarit në Francë.

Përmes profilit të tij, Rama shkruan se me lirimin e Haradinajt mbyllet episodi absurd, por jo beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra.

Ky është statusi i plotë i Ramës:

“Mirukthefsh në Prishtinë, i dashur Ramush! Mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra vazhdon.

Momenti po ashtu për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falënderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare.

(Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë”,- përfundon Rama.

Haradinaj i lirua mesditën e sotme nga gjykata në Francë, por do të vijojë të qëndrojë me detyrim në Francë dhe do të paraqitet 2 herë në javë në polici, derisa të përfundojnë hetimet për të lidhur me rastin për të cilin po hetohet. /Blitz.al/

Share