Blitz

 Breaking News

Rama: “Infermierët do shpëtojnë nga kthetrat partiake. 420 vende vakante”

Rama: “Infermierët do shpëtojnë nga kthetrat partiake. 420 vende vakante”
January 10
18:45 2018

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama tha se do marrë fund emërimi i infermierëve në bazë të bindjeve politike. Ai është shprehur se mjekët specialistë që do shkojnë në rrethet ku ka nevojë për specialistë do të paguhen 2.5 milionë lekë, plus rrogës.

Rama tha se kjo dritare e re do të ofrojë jo vetëm mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës, por do mundësojë që infermierët të shpëtojnë nga kthetrat partiake të emërimeve.

“Nuk kam asnjë lajm të keq për ju, përkundrazi kam një lajm shumë të mirë që ashtu sikurse bëmë me mësuesit më parë do bëjmë edhe për infermierët, pra shpëtimin nga kthetrat partiake dhe askush nuk do lëvizet nga vendi i punës për arsye politike. Pra tepsinë e çojmë për skrap. Çdo infermier do rekrutohet në bazë të meritës tek portali. Ne arritëm që mësuesit të nxjerrim të parët nga kthetrat partiakë. Janë 420 vende vakante për infermierët, por i refuzuam”- tha Rama.

Share