Blitz

 Breaking News

Qeveria shqiptare këshillon “Telekom Serbia”: Futja juaj në tregun shqiptar nuk është e mirëseardhur

Qeveria shqiptare këshillon “Telekom Serbia”: Futja juaj në tregun shqiptar nuk është e mirëseardhur
October 03
15:57 2018

Ditën e sotme drejtues të “Telekom Serbia” kanë takuar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe i kanë kërkuar pëlqimin për blerjen e “Telekom Albania”.

Gjithsesi burime të besueshme për Top Channel thonë se qeveria i ka këshilluar sipërmarrësit serb që nuk janë të mirëseardhur në tregun shqiptar. Kjo për shkak se hyrja e tyre në këtë lloj sektori mund të sjellë reagime politike negative nga publiku. Prandaj qeveria dhe minsitria përkatëse do të preferonin që një tjetër kompani të blinte “Telekom Albania” megjithëse investimet serbe janë të mirëpritura në çdo fushë të kompanisë.

Sipas mediave serbe oferta e “Telekom Serbia” është më e larta ndër palët e interesuara për aksionet e kompanisë shqiptare, rreth 60 milionë euro. Qeveria nuk ka asnjë rol në këtë situatë dhe ka vetëm rolin e këshilluesit dhe rregullatorit prandaj nëse sipërmarrësit serb vendosin të shkojnë përpara me proçesin e blerjes nuk mund të bëjnë asgjë.  Megjithatë pas diskutimeve të fundit kjo mbetet për tu parë. /Blitz.al/

Share