Qeparo, mbytet në det një pushues
August 04
08:17
2017
Një tjetër person ka humbur jetën pasi është mbytur në detin Jon në Qeparo në jug të vendit.
Policia konfirmoi se shtetasi që është mbytur është një 79-vjeçar nga Tirana me inicialet I.R., i cili kishte shkuar prej pak ditësh me pushime.
Policia njofton se rreth orës 19:00, një shtetas ka qenë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.
Sipas saj, pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.
“Pasi i është dhënë ndihma e parë, ai është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë”,- njofton policia.
Sipas policisë, shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij u gjetën disa medikamente. /Blitz.al/