Blitz

 Breaking News

Qëllohet me armë zjarri makina e aktivistit të PD-së, policia e Shkodrës fsheh ngjarjen

Qëllohet me armë zjarri makina e aktivistit të PD-së, policia e Shkodrës fsheh ngjarjen
October 20
12:20 2018

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër. Makina e biznesmenit dhe aktivistit të njohur në të Partisë Demokratike Pjerin Kaçi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo ka dalë  nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.

Në ato momente sipas burimeve për Ballkanëeb biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve. Ndërkohë kjo ngjarje nuk është bërë me dije nga policia e Shkodrës edhe pse është një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.

Vetë Pjerin Kaçi ka thënë se ky sulm mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo prej faktit që është një activist i njohur i PD-së./Blitz.al

3333

Share