Blitz

 Breaking News

Publikohet videoja e takimit, Rama-efektives: Solla një iphone që ta përdorësh me gishtat e rivendosur

Publikohet videoja e takimit, Rama-efektives: Solla një iphone që ta përdorësh me gishtat e rivendosur
November 23
15:47 2018

Efektivja Ina Nuka, mbeti e plagosur ditën e djeshme në protestën e banorëve të Unazës së Re përpara Kuvendit.

Ajo qëndron e shtruar në spitalin e Traumës, ku në qafë dhe të dyja duart mban fasha dhe menjëhrë është vizituar nga kryeministri Rama. Sot është publikuar nga Top Channel videoja e takimit i cili u zhvillua pa media. Rama i ka siguruar familjarët e vajzës se gishtat e humbur do i rivendosen sepse ajo do të kryejë një operacion të vështirë në Turqi i cili zgjat 8 orë.

Gjithashtu kryeministri i ka dhuruar edhe një “Iphone” efektives dhe u shpreh se do tidërgonte mesazhe mamasë së saj me gishtat e rivendosur.

Kjo dhuratë e Ramës është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe është konsideruar si e çuditshme.

/Blitz.al/

Share