Blitz

 Breaking News

Publikohet përgjimi në Prokurori mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rraja

Publikohet përgjimi në Prokurori mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rraja
October 17
14:18 2018

Balllanweb ka siguruar bisedën e përgjimit ambjental mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rraja djalit të deputetit të PS-së rrahman Rraja. Përgjimi i tyre ambjental mes të rinjve është kryer në Prokurorinë e krujës, në datën 29 shtator ndërsa dy të rinjtë janë regjishtruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Ajo në prani të ish-të dashurit të saj shprehet se i ka thënë prokurores se nuk do të flas për dhunën  pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për tha, për dhunën nuk do të t’flas thash nuk jam në gjendje.

Rraja: Ku do t’flasësh?

Xhisiela: N’Tiranë

Rraja: Po a e kena lanë që kena shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Referuar bisedës 25-vjeçarja insiston tek i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe nuk e ka detyruar  kush.

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?
Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.
Xhisiela: Do vijsh ti?
Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.
Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.
Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë.

/Blitz.al/

 

 

 

 

Share