Provimi i certifikimit për mjekët, kushtet dhe datat kur do të zhvillohet
Mjekët, stomatologët dhe farmacistët që nuk kanë plotësuar kreditet për të vijuar punën, do t’i nënshtrohen sërish provimit të certifikimit që do të zhvillohet gjatë datave 3-7 tetor. Për të mos u larguar nga puna, ata do t’i nënshtrohen sërish testimit për të parë nëse i zotërojnë të gjitha aftësitë.
Që këta mjekë, stomatologë dhe farmacistë të futen në provim, nevojitet që të jenë të pajisur me dokument identiteti, fotokopje të saj dhe faturën e pagesës për provimin e certifikimit. Duhet që të paraqiten të paktën 30 minuta përpara fillimit të provimit.
Ky provim i certifikimit do të cilësohet i suksesshëm nëse profesionisti do të arrijë të sigurojë të paktën 50% të pikëve maksimale. Vlerësimi i tyre do të kryhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik.
Datat sipas profileve
3 tetor 2016 – Mjekësia familje; Endokrinologjia; Mikrobiologjia; Shëndeti publik; Mjekësia ligjore.
4 tetor 2016 – Kirurgjia; Radiologjia; Neurologjia; Kardiologjia, Biokimia.
5 tetor 2016 – Anestezi-Reanimacion; Hematologjia; Onkologjia, Psikiatria; Reumatologjia.
6 tetor 2016 – Pediatria; Obstetrikë-Gjinekologjia; Urgjenca mjekësore, Ortopedia.
Po në këtë datë, në orën 09:00, zhvillohet pranë Universitetit të Mjekësisë (Departamenti i Farmacisë), provimi i certifikimit për farmacistët.
7 tetor 2016 – Stomatologjia.
/Blitz.al/