Blitz

 Breaking News

Protesta për hapjen e shkollës në Elbasan, dhunohen fëmijët nga policia

Protesta për hapjen e shkollës në Elbasan, dhunohen fëmijët nga policia
October 02
17:28 2018

Në fshatin Mengël të Elbasanit nxënës dhe prindër kanë protestuar sërish ditën e sotme për hapjen e shkollës e cila qëndron e mbyllur që pas tërmetit të një viti më parë.

Përvecse kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, protestuesit janë ulur në mes të rrugës duke qëndruar aty për orë të tëra. Gjatë kohës që prindërit kërkonin hapjen e institucionit të arsimit dhe bënin thirrje për ministren e arsimit Lindita Nikolla që të ishte e pranishme, nuk kanë munguar përplasjet fizike me policinë. Sipas Balkanweb edhe fëmijët e pranishëm në protestë janë dhunuar nga policia madje ekzistojnë dhe pamje filmike për këtë ku të vegjlit shihen duke qarë e të plagosur.

Ndërkohë dhe opozita ka mbështetur këtë protestë, e përfaqsuar nga Partia Demokratike dhe deputetit Luçiano Boçi edhe pse bashkia e Elbasanit ka bërë thirrje për mospolitizim të situatës. Gjithsesi nënkryetari i bashkisë së qytetit dhe drejtuesit e policisë vendore janë nisur drejt fshatit ku do përpiqen të negociojnë me protestuesit. Dihet që shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion pasi rrezikon të shembet prandaj nxënësit transportohen çdo ditë drejt Elbasanit rreth 200 prej tyre e kanë bojoktuar. /Blitz.al/

Share