Blitz

 Breaking News

Presidenti Meta ka 14 pyetje për Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit

Presidenti Meta ka 14 pyetje për Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit
November 12
13:21 2018

Ditën e sotme është publikuar lista me 14 pyetje josekrete të cilat Presidenti Ilir Meta ja drejton Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për Gjeneralin e propozuar nga qeveria si Ministër i Brendshëm, Sandër Lleshin.

Meta kërkon përgjigje për këto pyetje, në mënyrë që të ketë informacionin e nevojshëm për Lleshin dhe të vendosë për dekretimin e tij. Ky veprim vjen menjëherë pasi Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me veprimet e Presidentit për këtë rast.

Pyetjet e mëposhtme kërkojnë të dinë kryesisht për procedurat e ndjekura nga Gjenerali për sa kohë ka qenë pjesë aktive e forcave ushtarake dhe gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i Kryeministrit. Nga ana tjetër, Presidenti kërkon të dijë a është liruar ai nga detyra në ushtri ndërkohë që kërkohet emërimi i tij si Ministër dhe pse Kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë në kërkesat zyrtare.

/Blitz.al/

 

Share