Blitz

 Breaking News

Presidenti grek provokon: Çamët janë bashkëpuntorë të nazistëve, çështja e tyre nuk duhet diskutuar

September 30
13:12 2018

Prokopis Pavlopoulos gjatë vizitës së tij në Paramithia, një qytezë e vogë çame, gjatë fjalës së tij i ka vënë një “ultimatum” Shqipërisë. Ai është shprehur se nëse shteti shqiptar do përkrahjen e Greqisë për integrimin në Bashkimin Europian duht të pranojë qëndrimin se çamët janë bashkëpuntorë të nazistëve. Sipas tij kjo është një e vërtetë historike dhe duhet respektuar. Gjithashtu presidenti i fqinjit tonë jugor ka thënë se çeshtja çame nuk duhet përmendur asnjëherë më në marrdhëniet tona dhe se nëse Shqipëria vazhdon ti mbështesë do të thotë se është duke mbështetur bashkëpuntorët e nazistëve dhe se Europa ku vendi unë do të hyjë është ndërtesa ku bota nuk do të shohë më të përsëriten krimet e tyre.

Kjo deklaratë e Pavlopoulos u bë gjatë një ceremonie përkujtimore pikërisht në qytezën Paramithia e cila bëhet për nder të ngjarjeve të luftës së dytë botërore në këtë zonë. Sigurisht që cilësimi i camëve si nazistë dhe akuzat e tij ndaj Shqipërisë si mbështetës të nazistëve janë provokimi më i madh që i është bërë shtetit tonë nga Greqia gjatë ksaj periudhe negociatash midis vendeve. Kujtojmë që çështja çame nuk u pranua në tryezën e bisedimeve midis shteteve dhe deri tani asnjë zyrtar i lartë i qeverisë tonë nuk ka reaguar pas deklaratës së presidentit helen. /Blitz.al/

Share