Blitz

 Breaking News

“Policia nuk i ka bërë asnjë favor djalit të deputetit!” – Kryeministri Rama reagon për herë të parë rreth dhunës ndaj Xhisiela Malokut

“Policia nuk i ka bërë asnjë favor djalit të deputetit!” – Kryeministri Rama reagon për herë të parë rreth dhunës ndaj Xhisiela Malokut
September 29
12:35 2018

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për dhunën e kryer ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Përmes një shënimi në Twitter, Rama deklaroi se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, si dhe po aq i pafalshëm është edhe abuzimi politik me vajzën.

Ai shprehet se policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.
Sipas tij, ata që hungërijnë si derra në llucën e “gërrgërreve” politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.

Reagimi i Ramës
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.

 

Share