Blitz

 Breaking News

Policia greke vret shqiptarin në Janinë, blindohet kufiri midis dy vendeve

Policia greke vret shqiptarin në Janinë, blindohet kufiri midis dy vendeve
November 23
10:18 2018

Pasditen e djeshme, pas informacioneve të marra në rrugë operative për trafik të lëndëve narkotike, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës në Janinë, kanë pikasur një grup qshqiptarësh që përshkronin në këmbë kufirin jeshil midis dy vendeve, në zonën e Pogonit, afer Janinës.

Grupi i cili dyshohet që ka qenë i përbërë nga 5-6 vetë, nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe sipas tyre kanë hapur zjarr drejt efektivëve me Kallashnikov. Forcat greke të polcisë i janë përgjigjur të shënave dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë një shtetas shqiptar 39 vjeç, identiteti i të cili ende nuk bëhet i ditur. Gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe një pjestar i forcave të rendit.

Burime për tvklan.al thonë se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë shtuar forca të shumta policore, duke blinduar zonën e kufirit të gjelbër midis dy vendeve. Më specifikisht, policia është duke kryer kontrolle në zonën e Vissanit në tokën greke, ndërsa nga ana shqiptare është duke u kontrolluar zona pranë fshatit Pogoni.

Në zonën e shkëmbimit të zjarrit janë gjetur 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg  marijuanë dhe dy armë Kallashnikov. Të arratirsurit, bashkëpuntorë me shqiptarin që mbeti i vrarë besohet se janë kthyer sërish në Shqipëri, prandaj kufiri nga të dyja palët është i rrethuar me forca të shumta policore. Ndërkohë në deklaratën zyrtare të policisë greke thuhet se ata kanë vënë në dijeni forcat tona të rendit për të gjitha detajet e operacionit dhe janë duke punuar bashkë për kapjen e trafikantëve në kërkim. /Blitz.al/

Share