Blitz

 Breaking News

Policia greke: Vrasja e Katsifas nuk ka lidhje me flamurin

Policia greke: Vrasja e Katsifas nuk ka lidhje me flamurin
October 29
23:10 2018

Mediat greke kanë shkruar pak më parë se sipas burimeve të tyre pranë policisë greke, vrasja e e Konstantinos Katsifas  nuk ka lidhje me ngritjen e flamurit grek.

“Nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të lidhin përleshjen e  armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës humbi jetën Konstantinos Katsifas, me ngritjen e flamurit grek”,- shkruan portal Ana-MPA.

Thuhet se drejtori i Policisë greke Jejtnant Costantine ka telefonuar kreun e Policisë shqiptare, Ardi Veliu për të diskutuar mbi ngjarjen në fjalë. Veliu i ka bërë me dije homologut grek se nga ana e policisë shqiptare nuk ka patur ulje të flamurit grek, siç është pretenduar deri më tani në media.

“Në kuadër të bashkëpunimit çfarëdo, policia greke është informuar për incidentindhe procedurat kanë filluar tashmë që pala greke gjithashtu të marrë pjesë në hetimet për të kuptuar plotësisht shkaqet e konfliktit.”- shkruhet në artikull.

Sipas tyre kanë nisur të  gjithë veprimet për të marrë pjesë në hetime edhe pala greke, që të informohet dhe t’u ofrojë autoriteteve shqiptare ndihmën e nevojshme.

“Katsifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba ( për këtë ka edhe fotografi për ta dëshmuar), ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja plumbi.

Pasi u largua, Policia filloi kërkimin e tij dhe e lokalizoi në mal. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale të cilat mbërritën me helikopter. Kështu mbeti i vrarë Konstantinos  Katsifas.

Pranë trupit u gjetën 8 gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe ushtarake dhe një lak ushtarak.”,- shkruhet në artikull./Blitz.al/

Share