Blitz

 Breaking News

Pogradec, historitë e trishta të lypësve. “Nuk kam një vend ku të vdes”

Pogradec, historitë e trishta të lypësve. “Nuk kam një vend ku të vdes”
January 13
14:17 2017

Të pastrehët dhe lypësit e Pogradecit janë strehuar nga bashkia e këtij qyteti në një qendër sociale në qytet.

Në brendësi të kësaj qendre, gazetari Artin Halili për televizionin lokal “Sot 7” ka intervistuar disa prej tyre për t’i pyetur mbi trajtimin që u është bërë dhe ndihmën e dhënë, si dhe historitë e tyre personale që i kanë çuar në këtë fat të trishtë sot.

Gjatë rrëfimit, ata s’mund t’i mbajnë lotët kur i rikthehen jetës së tyre dhe pavarësisht kësaj falënderojnë autoritetet lokale për ndihmën që u kanë dhënë.

“Jam i kënaqur për ushqimin nga bashkia dhe policia. Na kanë ndihmuar”.

“Faleminderit për strehimin! Kemi një javë këtu. Nuk kam njerëz të tjerë. Kam vite që jam vetëm. Nuk kam ku të vdes”,- tregon një tjetër i strehuar në këtë qendër.

Petrit Zgjesku, nga Blaca e Pogradecit, i lindur jetim, ka jetuar që i vogël vetëm.

Kur tregon historinë e tij, ai nuk i përmban dot lotët.

“Kam që në datën 7 i strehuar këtu dhe i përshëndes të gjithë. Por kam që në vitin 1991 që nuk marr as ndihmë ekonomike, asgjë. Jam në mes të katër rrugëve”,- tregon Petriti.

Më poshtë mund të ndiqni videon e përcjellë nga televizioni lokal:

Share