Blitz

 Breaking News

“Plehrat që më marrin nga 5 minuta jetë” – Hila kritikon ashpër drejtuesit e makinave që parakalojnë pa rregull

“Plehrat që më marrin nga 5 minuta jetë” – Hila kritikon ashpër drejtuesit e makinave që parakalojnë pa rregull
July 31
14:43 2017

Drejtuesit e automjeteve që parakalojnë në kushtet kur ndodhet një varg i gjatë makinash janë kthyer në një shqetësim të madh veçanërisht në këto ditë vere, kur pjesa më e madhe e qytetarëve shkojnë me pushime.

Padurimi i disa prej drejtuesve kthehet në problem shqetësues për të gjithë ata që respektojnë rregullin dhe presin në radhë çlirimin e trafikut.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur dhe analistit Dritan Hila, që thotë se çdo automjet që parakalon në këtë mënyrë i merr 5 minuta nga jeta.

REAGIMI:

Rruga dytësore te krahu i “Hygeia”-s. Ti pret në rresht. Ndërkohë gjithmonë do të dalë një kokëkanoçe që nuk di as të qethet dhe as të vishet, por ka makinë 50.000€, i cili të parakalon dhe të ha 5 minuta nga jeta jote. Pastaj një mesogrua 50 vjeçe, e llangosur në buzëkuq dhe me rroba pas trupit që e bëjnë të duket si maskoti “Michelin” nga 50 kilet që ka mbi peshë.

Ka një “Clio” dhe të parakalon. Ikën 5 minuta të tjera. Pastaj tre çunakë me një “Benz 220” që me siguri ia kanë marrë babait. Pastaj një “Opel Combo” i ngarkuar me qepë dhe patate.

Pastaj një “BMV X6” e drejtuar nga kukull silikoni e oksigjenuar. Të gjithë këta plehra më marrin nga 5 minuta jetë. E shumëzuar me qindra minuta jetë të njerëzve që zbatojnë rregullin, bëjnë vite të tëra që na i marrin.
Dy vjet më parë shkonte vargu i makinave nga Petrogradi në Budva, por askush nuk bënte “të zgjuarin” dhe parakalonte. Prandaj do pranohen të gjithë në BE, edhe Kosova, dhe ne do mbesim jashtë. Dhe e kemi hak.

/Blitz.al/

Share