Blitz

 Breaking News

Planifikonin vjetërsinë e celularëve nëpërmjet instalimit të software-ve, gjobë Apple dhe Samsung

Planifikonin vjetërsinë e celularëve nëpërmjet instalimit të software-ve, gjobë Apple dhe Samsung
October 24
17:44 2018

Garantuesi Italian i Konsumatorëve ka gjobitur Apple me 10 milionë euro dhe Samsung për 5 milionë dollarë sepse kanë vendosur përditsimin e software-ve  për të ngadalësuar ose kompromentuar funksionin e smartphon-ëve. Gjithashtu një tjetër sanskion vjen edhe për përdormin e batërisë e cila pas një afati kohorë të caktuar nis të mos funksionojë si duhet.

Si rezultat i këtyre hetimeve, Autoriteti “Antitrust” shpjegoi se ka gjetur në kompaninë Apple dhe Samsung disa praktika të padrejta dhe në shkelje të neneve 20, 21, 22 dhe 24 të Kodit të KOnsumatorit. Këto janë në lidhje me lëshimin e disa përditësimeve jo reale për të instaluar një software i cili të dëmton përformancën e telefonit, keqfunksionimin seriozë e kjo vetëm që të përshpejtojë zëvendësimin e tyre. Ata me anë të njoftimeve të ndryshme këmbëngulin që të shkarkohet një software për të cilin nuk ka asnjë informacion dhe janë të përshtatur në mënyrë të gabuar për llojin e telefonit.

Në veçanti Samsung është fajësuar se në mënyrë këmbëngulëse në maj të 2016-tës  i propozonte konsumatorëve që kishin një Note 4 të instalonin një firmware të ri i cili quhej “Marshmallow” përgatitur për modelin e ri të telefonit Note 7. Pa informuar për keqfunskionime serioze për shkak të ngarkesave të mëdha dhe kërkonte një kosto të lartë për riparimin e tij jashtë garancisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Iphone 6/6s dhe 6s plus i cili doli në treg në vitet 2014-2015 ku kërkohej të instalohej program i iOS 10 i zhvilluar për Iphonin e ri iPhone 7,  pa informuar për problemet  dhe të metat që mund të kishte mbrapa. Apple vazhdon të lëshojë njoftime të tilla dhe në shkurt të 2017-tës është dhënë përditësimi i ri (iOs 10.2.1) por pa paraljmëruar se instalimi i tij do të zvogëlonte shpejtësinë dhe funksionin e telefonit.

/Blitz.al/

 

 

Share