Blitz

 Breaking News

Plagosi ne dorë policen, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Plagosi ne dorë policen, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
November 23
16:27 2018

Është identifikuar  dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shëprthyes i cili këputi gishtat e polices 24-vjeçare dje gjatë protestës. Dyshohet se personi është  18-vjeçari me inicialet D.Dobraj.

Sipas burimeve pranë News 24 autori është identifikuar falë kamerave të sigurisë që ndodhen në ambjentet ku po zhvillohej protesta e ditës së djeshme.

Policja e plagosur tregoi  në Top Channel momentin e shpërthimit. Ina pritet të dërgohet jashtë për kurim ndërkohë që për aktet e dhunës janë arrestuar 11 persona ndërsa nga nisja e protestës tek Unaza e Re, 60 protestues po ndiqen penalisht.

/Blitz.al/

 

Share