Blitz

 Breaking News

Plagosen dy persona në Sarandë, teksa peshkonin me dinamit!

Plagosen dy persona në Sarandë, teksa peshkonin me dinamit!
May 18
11:43 2019

Ishin duke peshkuar me lëndë plasëse, plagosen dy peshkatarë amatorë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në kanalin e Çukës, në vendin ku disa ditë me parë humbi jetën 55-vjeçari nga Çuka, Arben Shaqiri.

Sipas Ballkanweb ,Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me leëndë plasëse për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali./Blitz.al/

 

Share