Blitz

 Breaking News

Përplasja tek Bregu i Lumit, policia dhunë dhe gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpia banorët

Përplasja tek Bregu i Lumit, policia dhunë dhe gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpia banorët
April 09
10:23 2019

Vijojnë përplasjet mes banorëve tek bregu i lumit dhe policisë. Sipas Balkanweb, për të dëbuar nga shtëpitë e tyre banorët që po bëjnë rezistencë policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Tre banorë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, 76-vjeçari Uzur Mandri, i cili shihej në një video i mbuluar me gjak dhe ndodhet tashmë në sallën e operacionit, pas plagëve të marra në kokë poashtu edhe shtetasit Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.

Ndërkohë në një tjetër  video të shpërndarë nga Partia Demokratike shihet qartë momenti kur gazi përhapet mbi shtëpitë e Bregut të Lumit. PD pretendon gjithashtu se gazi është hedhur që në orën 06:00 të mëngjesit për t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë e për të vijuar prishja e banesave me fadroma.

Po ashtu raportohet se në komisariatin nr.4 të policisë qëndrojnë 6 banorë të tjerë të ndaluar nga policia.

Share