Blitz

 Breaking News

Për herë të katërt, përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, zbulohet arsyeja!

Për herë të katërt, përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, zbulohet arsyeja!
December 03
10:45 2018

Mbrëmjen e djeshme një pallat në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe jeta  e banorëve është vënë në rrezik.

Ballkanweb ka siguruar disa foto nga paneli elektrik i pallatit, i cili u bë edhe shkak i zjarrit pas një defekti në të. Rasti në fjalë ishte i përsëritur, pasi paneli ishte përfshirë nga flakët edhe tre herë të tjera.

Ndërkohë, si pasojë e tymit, 6 banorë të pallatit u dërguan në spital pasi u asfiksuan. Pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore ata u larguan për në banesat e tyre./Blitz.al/

foto galeri

foto galeri

Share