Blitz

 Breaking News

Për “Black Friday” as agjencitë funerale nuk i kursejnë zbritjet

Për “Black Friday” as agjencitë funerale nuk i kursejnë zbritjet
November 23
22:16 2018

Tashmë është traditë që menjëherë pas Ditës së Falenderimeve në SHBA i vjen radha zbritjeve të mëdha. Përveç Shteteve të BAshkuara  kjo ditë e uljeve të jashtëzakonshme festohet në të gjithë botën në të gjitha sektoret.

Italia këtë herë nuk i ka kursyer as agjencitë e funeraleve. Outlet i Funeralit të Cologno Monzese  ka bërë skonto deri në 20% për ata që blejnë paketën e varrimit sot.

Kjo paketë  që secili mund ta blejë për të “Premten e zezë”  mund ta ketë në momentin që ndahet nga jeta kurdo që kjo ditë të vijë.

“Ne si të gjitha ndërmarrjet e tjera kemi vendosur që të bëjmë një tarifë speciale për klientët tanë që të blejnë këtë paketë elegante  këtë të premte”- është shprehur   Rossella Dell’Oca, drejtore teknike e Odf. Sektori funeral.

/Blitz.al/

Share