Blitz

 Breaking News

PD me tone të ashpra: “Iu fut plumbi në ballë reformës zgjedhore”

PD me tone të ashpra: “Iu fut plumbi në ballë reformës zgjedhore”
January 13
15:30 2017

Partia Demokratike e ka cilësuar si një vrasje të reformës zgjedhore votimin e bërë për komisionin e posaçëm kundër votimit elektronik.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se maxhoranca sot i “futi plumbin ballit” reformës.

“Me veton e sotme, PS ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik është thelb, nuk është kusht. Vetoja e sotme është historike, vritet reforma. Pa këtë nuk mund të ketë më tej reformë zgjedhore. Ka çështje të tjera si dekriminalizimi apo financimi i partive, por të gjitha këto mbeten një farsë apo zbukurime në Kodin Zgjedhor. Sot iu “fut plumbi ballit” reformës. Pa këtë votim, nuk mund të ketë zgjedhje”, – tha Bylykbashi në fjalën e tij para mediave.

Partia Demokratike e braktisi mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, pasi maxhoranca në komision nuk pranoi të votonin së bashku një vendim për të nisur procedurat e votimit elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit të këtij viti.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka qartësuar prej kohësh se votimi elektronik është një nga kushtet pa të cilat opozita do të braktisë parlamentin. /Blitz.al/

 

Share