Blitz

 Breaking News

Pasi denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të PS, flet vajza. Hedh poshtë pretendimet e oficerit Nuhu!

Pasi denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të PS, flet vajza. Hedh poshtë pretendimet e oficerit Nuhu!
September 27
09:36 2018

Pas deklaratave nga oficeri Emiljano Nuhu, ku dyshohet se një vajzë është përdhunuar nga djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja, ka folur vetë kjo e fundit.

Xhisiela Maloku në një intervistë për Report Tv ka mohuar akuzat e oficerit Nuhu dhe ka thënë se nuk ka biseduar me të. Madje sipas saj komisariati ka qenë në gatishmëri për të marrë deklaratën e saj dhe Rexhep Rrahja është arrestuar pas kallzimit të saj. Por më pas ka qenë vetë vajza që ka tërhequr kallëzimin duke pretenduar se ngjarja ishte sqaruar dhe të rinjtë e kishin zgjidhur së bashku.

“U tërhoqa sepse isha e ngarkuar emocionalisht nga gjithë kjo ngjarje. Pashë mesazhet tek Berisha, kisha dalë në media. Doja ta mbyllja”- ka thënë ajo.

Gjithashtu Maloku ka mohuar që në komisariat të kenë qenë Taulant Balla apo babai i djalit, sipas saj të pranishëm kanë qenë vetëm disa kushërinj të tij./Blitz.al/

Share