Blitz

 Breaking News

Pas shkarkimit të Enrik Sulejmanit, prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Pas shkarkimit të Enrik Sulejmanit, prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve
October 23
16:23 2018

 Pas shkarkimit të Enrik Sulejmani, është prezantuar sot drejtori i ri i Policisë se Burgjeve. Ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi sot drejtorin e ri, ndërsa kjo detyrë do t’i besohet Bardhyl Kaçorrit.

“Duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, me eksperiencë dhe ka pasur poste të larta drejtuese.”, tha Gjonaj.

Sipas Ballkanweb Sulejmani u shkarkuar nga detyra më 10 tetor, pas përplasjeve për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut, i cili qëndronte i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj tha se shumë shpejt në burgjet e vendit do të zbatohen edhe dy projekte të reja, që kanë si synim rritjen e sigurisë.

“Shumë shpejt do të vëmë në zbatim dy projekte pilot, për rritjen e sigurisë në institucionet e burgjeve. Forcimin e masave të kontrollit për të garantuar sigurinë në burgje, ishte një hap tjetër me rëndësi që morëm. Ka pasur hezitim nga ana e policisë së burgjeve, për të zbatuar ligjin për të ndaluar me vendim gjykate, janë këto një sinjal i fortë për të ndryshuar situatën. Në vazhdën e masave në luftën e pakompromisë, qeveria ndërmori javën e kaluar kontrollet në burgje. Nisma tjetër ligjore ka të bëjë me vendosjen e një regjimi izolimi të kryer në kuadër të një pjesëmarrje në organizata terroriste”, tha ministrja.

/Blitz.al/

Share