Blitz

 Breaking News

Pas mosdekretimit të Lleshit nga Presidenti Meta, Partia Socialiste i drejtohet Gjykatës Kushtetuese!

Pas mosdekretimit të Lleshit nga Presidenti Meta, Partia Socialiste i drejtohet Gjykatës Kushtetuese!
November 12
11:02 2018

Mosdekretimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste.

Siç raporton Ballkanweb, sot socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të qeverisë për postin e ministrit.

Në kërkesën e tyre, socialistët do të kërkojnë nga Gjykata më e madhe në vend, të interpretojnë nenin 98 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Maxhoranca me këtë lëvizje, të paralajmëruar nga kryeministri Rama, synon të qartësojë pozicionet, pasi në të kundërtën do të krijohej një precedent aspak komod për cilëndo qeveri në raportin e saj me kreun e shtetit./Blitz.al/

 

Share